Skuadra suedeze, AIK Stokholm ka refuzuar ofertën e Real Madridit për Alexander Isak
Drejtuesit e Real Madridit kanë marrë një lajm të keq nga Suedia. Sipas SportExpressen.se, Skuadra suedeze, AIK Stokholm ka refuzuar ofertën e Real Madridit për Alexander Isak
Los Blancos kishte ofruar 8 milionë euro për sulmuesin e ri të Suedisë, por klubi suedez ka refuzuar këtë kërkesë.
Pavarësisht kësaj, Reali do të insistoj ta transferoj Isakun, i cili ka kontratë me AIK-un deri në vtitin 2018, përcjell Express.
Përveç Realit, interesim për 17 vjeçarin kanë shfaqur edhe Bayern Munich, West Ham dhe Chelsea. /Express/



