Klubi spanjoll nis bisedimet me Juventusin për transferimin e Arthurit, i cili po kërkohet edhe nga Arsenali

PUBLIKUAR

Valencia ka nisur bisedimet me Juventusin për transferimin e Arthur Melos.

Lojtari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Allegri, teksa ai as nuk udhëtoi me skuadrën për turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Arsenali shihej si opsioni i vetëm për Arthurin, pasi klubi londinez e kishte kërkuar atë edhe në afatin e janarit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Ginaluca Di Marzio, tani për ish-mesfushorin e Barcelonës në garë është edhe Valencia, që ka nisur edhe bisedimet për transferimin e tij. Sipas gazetarit italian, klubi spanjoll ka bërë përparim në këto bisedime.

Valencia thuhet se mund të përfshijë edhe lojtarë në marrëveshje të mundshme shkëmbimi, të cilët janë në interes të Juventusit.

Jose Gaya dhe Carlos Soler janë emrat e futbollistëve që mund të përfshihen në marrëveshje, pasi të dyve u skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Nuk përjashtohet mundësia që 25-vjeçari te huazohet për një sezon te “Lakuriqët”, por me kusht që klubi nga La Liga të paguajë pjesën më të madhe të pagës së tij. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...