“Klubi më kërkoi ta vërtetoj që nuk jam i çmendur”

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose, ka zbuluar se një klub i kishte kërkuar t’ia bënte disa teste për ta zbuluar nëse ai është i çmendur, gjatë bisedimeve për kontratë. Ky incident kishte ardhur pasi ai e kishte pranuar se ka probleme me shëndetin mendor, në vitin 2018.

Anglezi Danny Rose mori shumë lëvdata që i bëri publike vështirësitë me të cilat është përballur, sa i përket shëndetit mendor, para turneut të Kupës së Botës në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë, Rose kishte zbuluar se depresioni ia kishte bërë atij të vështirë të dilte nga shtrati dhe e la atë të varur nga ilaçet për disa muaj me radhë. Kjo gjendje 28-vjeçarit i erdhi për shkak të disa gjërave në jetën personale dhe atë profesionale, mirëpo ai insiston se aftësia e tij për të luajtur futboll nuk ishte ndikuar asnjëherë.

Megjithatë, disa njerëz nuk u pajtuan me të. Rose tani ka zbuluar se si i ishin referuar disa klube të interesuara për transferimin e tij vitin e kaluar, në një intervistë me BBC One për dokumentarin “Një Bisedë Mbretërore në Ekip: Ballafaqimi me Shëndetin Mendor”.

“Unë mendoj se e kemi edhe një rrugë shumë të gjatë para vetes në futboll sepse gjatë verës unë isha në bisedime me një klub tjetër dhe ata më thanë: “Klubi dëshiron të të takojë personalisht, për ta dëshmuar që nuk je i çmendur””, ka rrëfyer Rose.

“Ma thanë këtë për shkak të deklaratave të mia të mëparshme dhe për shkak të gjërave me të cilat jam ballafaquar. Unë isha i turpëruar, pasi që më pëlqen të mendoj se çfarëdo që kam kaluar nuk ka ndikuar në paraqitjen time në punë. Unë ende e di se e jap 100 përqindëshin tim gjithmonë”.

“Në fund, ata vendosën të mos më bëjnë ofertë. Por, të mendosh që njerëzit më paragjykojnë si të çmendur është turpëruese dhe unë ende jam i zemëruar për këtë gjë. Nëse ajo mundësi do të më vinte përsëri, unë do të thosha menjëherë jo”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...