Klubi italian e kërkon huazimin e Jovicit

PUBLIKUAR

Klubi i Fiorentinas raportohet se ka shprehur interesim për Luka Jovicin.

Sulmuesi serb është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, por nuk ka arritur asnjëherë që të dëshmohet, transmeton Gazeta Express.

Ai në sezonin e fundit ishte i huazuar te ish-klubi i tij, Eintracht Frankfurt, teksa me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Sipas “Corriero dello Sport”, Fiorentina është në bisedime të avancuara me Real Madridin për Jovicin.

Edhe klubi italian po e kërkon 24-vjeçarin në formë huazimi për një sezon.

Largimi i Jovicit nga “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë pasi që ai nuk është në planet e klubit spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...