Klubi i njohur gjerman interesohet për Aro Muric

PUBLIKUAR

Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portieri kosovar nuk është zgjedhja e parë e Vincent Kompany këtë sezon. Ai ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Murici numëron vetëm dy paraqitje deri më tani. Të dy paraqitjet e tij u regjistruan në Kupën EFL.

Kësisoj, 24-vjeçari mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar dimëror, duke nënshkruar me Union Berlinin – sipas raportimeve nga “Sky Germany”.

Klubi gjerman thuhet se po mendon huazimin e reprezentuesit të Kosovës, duke përfshirë opsioni e blerjes.

Nëse një lëvizje e tillë realizohet, Aro Muric edhe te Union Berlini do të duhej të luftonte me konkurrencën ndaj Frederik Ronnow, për pozitën e titullarit.

Gjithsesi, besohet se trajneri Kompany do të kërkojë një portier tjetër për zëvendësimin e portierit dardan, nëse Burnley pranon largimin e tij.

Ndryshe, Arijanet Muric ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në verën e vitit 2026. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 9 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Reali i kthehet fitoreve, e mposht Levanten në La Liga

Real Madridi ka arritur fitoren ndaj Levantes në “La Liga”.   Ndeshja u mbyll me rezultat...

“Vështirë të luash çdo tri ditë”, Amir Rrahmani për orarin e ngjeshur dhe ndeshjen ndaj Interit: Luajtëm mirë…!

Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër...

S’ka lëndim për Rodrygon, do të luajë nesër në “El Clasico”

“El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet përsëri. Real Madridi, do...