Klubi i njohur anglez planifikon transferimin e Raphinhas

PUBLIKUAR

Newcastle United po planifikon të bëjë një lëvizje për Raphinhan në afatin kalimtar të verës, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Kur braziliani ishte pjesë e Leeds Unitedit, “Magpies” u përpoqën të nënshkruanin me të përpara se ai t’i bashkohej Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Newcastle është në garë për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, një garë në të cilën nuk ka qenë që nga viti 2002, dhe pronarët e klubit janë gati të bëjnë shpenzime të mëdha për të forcuar ekipin.

Raphinha është pjesë e planeve të Xavit, por largimi i tij nuk përjashtohet nëse ka ndonjë ofertë të duhur.

Barça po vazhdon të ketë vështirësi financiare dhe mendohet se mund të ketë shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë, pasi klubi duhet urgjentisht të ulë faturën e pagave.

26-vjeçari me klubin nga “Camp Nou” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sipas “Transfermarkt”, Raphinha në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...