Klubi gjerman – Ibrahimovicit: Eja te ne, e fitojmë Bundesligën (Foto)

PUBLIKUAR

Hertha Berlin i ka bërë ofertë Zlatan Ibrahimovicit

Premierliga ka bërë publike listën e futbollistëve pa kontratë për sezonin e ardhshëm dhe mes shumë emrave është edhe ai i bomberit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Vendimi i marrë nga klubi anglez nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë, por mund të konsiderohet si i detyrueshëm për shkak të dëmtimit, ku sipas mjekëve, Zlatan rikthehet muajt e parë të vitit 2018 dhe kaq gjatë United nuk mund të presë. Një arsye tjetër është edhe paga vjetore e sulmuesit.

Ndërkohë nga Gjermania suedezit i ka ardhur një ofertë. Hertha Berlin, përmes një postimi në Twiter, ka tentuar të josh Ibrën, teksa shkruan se me të mund edhe të fitojnë Bundesligën.

“S’ke kontratë me Manchester United. Ne kemi tifozë të jashtëzakonshëm, por financa të dobëta. Mund të fitosh për të parën herë Bundesligën. Mendoje Zlatan”, shkruan klubi në rrjetet sociale. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...