Ky është kapitalizmi! Centenario de Neuquen ka zbuluar fanellën për sezonin e ri të Toreno Argentina C, duke shtuar 16 sponsorë më shumë se sezonin e kaluar në kërkim të rekordit botëror të Guinness.
Fanella bardhë e blu ka 50 stema biznesesh përpara, prapa dhe nëpër mëngë.
Mos u merakosni, ka mbetur mjaftueshëm hapësirë për emrin dhe stemën e klubiit.
Presidenti i klubit Gustavo Gomez thotë se pozicioni i stemave të bizneseve varet nga shuma që janë gati të paguajnë sponsorët.


