Klubi arab po përgatit ofertë të majme për Coutinhon

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho mund ta ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Në fakt, një klub nga liga e këtij vendi ka shprehur interesim për futbollistin e Aston Villës.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Football Insider”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Espanyolit, Interit, Liverpoolit, Barcelonës e Bayern Munichut, dështoi ta tregonte veten sa duhet në eksperiencën e tij të dytë në Premierligë.

Prandaj, ai mund ta konsiderojë ofertën e ardhur për të nga Arabia Saudite, edhe pse për momentin nuk dihet se për cilin klub bëhet fjalë dhe sa saktë është oferta për përfaqësuesin e dikurshëm brazilian.

Coutinho ishte bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në periudhën kur luante në Liverpool, por që prej largimit nga “Anfield Road” karriera e tij e ka marrë tatëpjetën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...