Klubi anglez e shpërblen sulmuesin e Kosovës

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, do të shpërblehet me kontratë të re nga Sheffield Wednesday pas formës së lartë të treguar këtë sezon.

Në ndeshjet e fundit Nuhiu është shndërruar në hero të tifozëve të Wednesday, dhe tani ka pranuar se negociatat për kontratën e re me ekipin nga Championshipi i Anglisë, niveli i dytë i futbollit anglez, raporton The Star, përcjell Gazeta Express.

28-vjeçarit kontrata aktuale me me klubin i skadon në verë, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta mbajnë kosovarin të paktën edhe për tri vite tjera.

Nuhiu ka shkëlqyer te Sheffieldi gjatë këtij viti, duke realizuar hat-trick në ndeshjen e fundit ndaj Norwichit, të cilën skuadra e tij e fitoi 5-1, të dielën.

Nuhiu i ka shënuar 14 gola,11 në kampionat dhe 3 në FA Cup, në 35 paraqitje në të gjitha garat për Sheffieldin këtë sezon. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...