Klubet kryesore pas yllit të Ajaxit

PUBLIKUAR

Juventusi dhe Napoli do të zhvillojnë një betejë gjatë verës për shërbimet e futbollistit të Ajaxit, Davy Klaassen.

Sipas Calciomercato, dy klubet që luftojnë për titullin e Serie A, do të garojnë edhe jashtë fushës për shërbimet e 22-vjeçarit.

Mesfushori holandez ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar po aq asistime këtë sezon në Eredivisie.

Napoli e kërkoi gjatë janarit, por klubi nga Amsterdami e refuzoi ofertën, mirëpo shitja pritet të ndodhë gjatë verës.

Klaassen ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2019, ndërsa qofshin Partenopei apo Bianconerët, nëse duan ta blejnë duhet të paguajnë një shifër ndërmjet 12 dhe 15 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...