Klubet e Premierligës e duan yllin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer, mund të largohet nga La Liga në fund të këtij sezoni.

Disa skuadra nga Premierligë thuhet të jenë të interesuara për të, raporton Sport, përcjell Gazeta Express.

Alcacer nuk ka mundur të ketë aspak ndikim në Barçë që prej transferimit nga Valencia më 2016, por klubi katalan beson se mund t’i nxjerrë 30 milionë euro që i pagoi për të, nëse vendos ta shesë spanjollin gjatë verës.

Southampton është lidhur me Alcacerin në të kaluarën, derisa Monaco ka shprehur interesim për të, po ashtu.

Megjithatë klubi francez do ta ketë të vështirë t’u bëjë konkurrencë klubeve nga Premierliga për shërbimet e 24-vjeçarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...