Klubet e mëdha evropiane pas Bellinghamit, Dortmundi ia cakton një çmim të lartë anglezit

PUBLIKUAR

Jude Bellingham pritet që të largohet nga Borussia Dortmundi në verën e vitit të ardhshëm.

Reprezentuesi anglez ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, pas formës së lartë që po tregon edhe këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Bellingham vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë nga të rinjtë, teksa Dortmundi vlerësohet se do ta ketë shumë të vështirë që ta mbajë atë në skuadër.

Megjithatë, klubi nga “Signal Iduna Park” mund të përfitojë shumë në aspektin financiar me largimin e tij.

Sipas “Bild”, drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë 150 milionë euro për shitjen e 19-vjeçarit.

Real Madridi, Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea, thuhet se janë klubet më të interesuara për ish-mesfushorin e Briminghamit.

Jude Bellingham me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë dy asistime në 19 paraqitje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...