Klubet e mëdha evropiane e lakmojnë Eriksenin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mesfushori danez pritet të largohet nga Tottenhami gjatë janarit dhe ofertat për të nuk mungojnë

Vazhdon të mbetet mister e ardhmja e Christian Eriksenit, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti danez nuk do ta vazhdojë kontratën me Tottenhamin dhe largimi i tij prej aty pritet të ndodhë gjithsesi.

Mesfushori kreativ është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës dhe nënkampioni evropian po planifikon ta shesë në janar, për të mos e humbur pa para verën e ardhshme.

Ish-futbollisti i Ajaxit ndërkohë pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.

Dëshirë e futbollistit është të transferohet në Spanjë, respektivisht në Real Madrid.

Mirëpo, interesim për përfaqësuesin danez thuhet se kanë shfaqur edhe dy klubet e mëdha italiane, Juventus e Inter.

Pasi i transferoi Ramseyn e Rabiotin pa para, Juve synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Eriksenin verën e ardhshme.

Lojtarin e do edhe Manchester United në Angli.

Ndërkohë, Reali po e përgatit një ofertë për Tottenhamin prej 25 deri në 30 milionë euro, në mënyrë që ta transferojë lojtarin në janar.

Kurse, 27 vjeçari do të paguhej 10 milionë euro në vit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...