Klubet e mëdha angleze dërgojnë ofertat e tyre për Gvardiolin, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Tri klube angleze raportohet se kanë bërë tashmë ofertat e tyre për Josko Gvardiol, i cili po tregon paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sipas “FootMercato”, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë klubet që kanë dërguar ofertat e tyre te Leipzigu, transmeton Gazeta Express.

Derisa Gvardiol është i fokusuar në Kupën e Botës, aty ku me Kroacinë është kualifikuar deri në gjysmëfinale, në prapaskenë agjenti i tij po punon për të ardhmen e tij.

Oferta e Manchester Cityt thuhet se është me vlerë mbi 100 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Kurse, ofertat e Manchester Unitedit dhe Chelseat janë midis 90-95 milionë euro.

Edhe Bayern Munich besohet se është shumë i interesuar për 20-vjeçari dhe ka planifikuar një takim me agjentin e tij.

Në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona janë klubet e interesuara.

Preferenca e lojtarit thuhet se është për të luajtur në Premierligë.

Ndryshe, Josko Gvardiol ka kontratë të vlefshme me Leipzigun deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...