Klubet angleze shpresojnë në rikthimin e tifozëve në stadiume

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Klubet besojnë se tifozët mund të lejohen të kthehen në stadiume për fillimin e sezonit 2020/21 të Ligës Premier.

Sezoni aktual i Ligës Premier do të rikthehet më 17 qershor, por të gjitha ndeshjet do të jenë pas dyerve të mbyllura, me vetëm 300 persona nga stafi, zyrtarët dhe transmetuesit e lejuar në terren.

Sipas The Mirror, gjërat mund të ndryshojnë në shtator, me klubet që thuhet se janë optimistë se tifozët do të lejohen të rikthehen për fillimin e sezonit të ardhshëm me numra ‘të ulur’ dhe distancës sociale.

Ideja është që rikthimi i tifozëve të bëhet në faza dhe përderisa nuk është diskutuar zyrtarisht në takimet javore, ekziston një besim në rritje se mund të ndodhë.

Duke folur për Sky Sports javën e kaluar, shefi ekzekutiv i ligës, Richard Masters, foli për tifozët që kthehen për sezonin 2020/21.

“Askush nuk e di se kur ndeshjet do të largohen nga modeli i dyerve të mbyllura”.

“Natyrisht, është e drejtë që të kemi plane emergjente, por ka optimizëm në Ligën Premier dhe në klube që ne do të fillojmë t’i shohim tifozët përsëri në stadiume sezonin e ardhshëm, dhe kjo mund të ndodhë në faza”, ka thënë Masters. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...