Kloppi nuk garanton tituj

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ekipi i tij do t’i synojë trofetë sezonin e ri, por ai nuk garanton asgjë.

Liverpooli kanë shpenzuar pothuajse 250 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit, por nuk kanë fituar asnjë trofe që nga viti 2012, kur e fituan League Cup. Ata kanë humbur tri finale që kur Kloppi iu bashkua klubit anglez në vitin 2015, dhe për herë të fundit kanë qenë kampionë të Premierligës në vitin 1990.

“Unë i di pritshmëritë e fansave dhe ato janë plotësisht normale. Ne kemi ambicie të mëdha, 100%. Njerëzit thonë se hapi i radhës janë trofetë dhe ne duhet të jemi gati për këtë. Unë nuk mund t’u garantoj asgjë, por e kuptoj nëse të tjerët mendojnë për trofe”, është shprehur trajneri gjerman.

“Së pari, ne duhet të luajmë atë lloj futbolli që na mundëson të fitojmë diçka. Ne nuk mund të flasin për trofe ende pa filluar sezoni”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...