Kloppi e komenton përballjen me Lionel Messin në gjysmëfinale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ende nuk është duke menduar për betejën me Lionel Messin e Barcelonës, duke shtuar se janë të emocionuar për këtë përballje, përkundër që askush nuk ka arritur ta ndalë argjentinasin deri më tani.

Gjiganti i Premierligës, Liverpooli, e mposhti lehtësisht mbrëmë Porton, me rezultat 4:1, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6;1, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj arritjeje, skuadra e Jurgen Kloppit tani do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të kësaj gare evropiane. Për ta siguruar vendin në gjysmëfinale, Lionel Messi i ndihmoi Barcelonës ta mposhtë Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Portos, Kloppi tha se Messi – që i ka shënuar 45 gola dhe i ka asistuar 21 të tjera në 42 ndeshjet e këtij sezoni – e ka dëshmuar se është i pandalshëm.

“Faleminderit Zotit që nuk duhet të mendoj për këtë gjë dhe i kam edhe disa net të tjera deri atëherë. Të gjitha kanë tentuar ta ndalin dhe, deri më tani, askush s’e ka arritur këtë gjë”, është shprehur Kloppi.

“Megjithatë, ne jemi të emocionuar për këtë sfidë. Por, kemi shumë punë për të bërë para se të takohemi me Barcelonën. Do ta shohim”.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Tottenhamit, që mbrëmë e eliminoi në mënyrë dramatike Manchester Cityn, dhe Ajaxin, që të martën e tronditi Juventusin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...