Klopp vendos për kapitenin te Liverpooli

PUBLIKUAR

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vendosur se kush do të jetë kapiten.

Gjermani ka konfirmuar se kapiten i skuadrës do të jetë mesfushori Jordan Henderson pas rikthimit nga lëndimi i pësuar.

“Nuk kam dyshuar as edhe për një sekond për këtë gjë. Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim, ndoshta klubi. Nuk kam pyetur sepse është logjike për mua”, ka thënë Klopp.

“E kam takuar dhe ai është një lider absolut. Të gjithë shpresojmë që të kthehet brenda disa javëve. Dhe natyrisht, Hendo mbetet kapiten”, tha gjermani.

Aktualisht shiritin e kapitenit tek ‘The Reds’ po e mban James Milner, ndërsa zëvendësues i tij është Martin Skrtel. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...