Klopp tregon sa i rëndë është lëndimi i Manes

PUBLIKUAR

ipas të gjitha gjasave Sadio Mane do ta humbë përballjen e së mërkurës ndaj Bournemouthit pas lëndimit që pësoi në derbin e sotëm ndaj Evertonit, ku triumfuan djelmoshat e Jurgen Klopp 3:1.

Këtë e ka bërë të ditur Jurgen Klopp pas takimit, i cili ka thënë Mane nuk duket edhe aq mirë pas atij lëndimi, por ende nuk dihet për shkallën e lëndimit që pësoi.

“Pothuajse gjithçka ishte perfekte, fituam, performanca ishte e mirë, por më pas humbëm Manen. Kur e pashë atë në zhveshtore nuk dukej se do të jetë i gatshëm për të mërkurën. Do të shohim, dhe shpresojmë të mos jetë aq serioze. Ai ka dhimbje, dhe nuk dukej se ishte vetëm një goditje apo lëndim muskulor, por duhet të presim”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...