Klopp: Sevilla favorite për finalen e EL

PUBLIKUAR

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se Sevilla ka përparësinë para duelit final që zhvillohet më 18 maj.

Andaluzianët sigurt do të përfundojnë në pozitën e shtatë pa Ligën e Kampionëve dhe Klopp beson se Unai Emery do të vë një ekip të dobësuar në fushë në ndeshjen e ardhshme në La Liga për të përgatitur finalen ku ekipit të tij i nevojitet fitorja.

“Unë gjithmonë tentoj të them se ju duhet ritmi, por nëse ne humbim në dy ndeshjet e ardhshme unë sërish do të shkoj në Basel me besim se ne do të fitojmë”.

“Do të ishte mirë të fitojmë, por kështu është. Tjetër është motivimi për finale”.

“Ju e keni parë Sevilla ndërroi 11 pozicione në ndeshjen e fundit dhe lajmet thanë se ata nuk janë gati për finale. Ata po bëhen thjesht gati për finale”.

“Ne do të tentojmë të luajmë lojën më të mirë dhe t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por ata janë favoritë. Nuk kanë çka të humbin dhe kanë kohë ta bëjnë gati ndeshjen”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...