Klopp: Liverpooli e meritoi humbjen

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e ka pranuar se humbja e Liverpoolit nga Napoli mbrëmë ka qenë e merituar dhe se ata nuk ishin mjaftueshëm të mirë sipas trajnerit gjerman.

Napoli shënoi fitore të rëndësishme mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve në fazën e Grupeve, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultatin minimal 1-0 pas golit të vonshëm nga Lorenzo Insigne, transmeton Gazeta Express.

“Humbja është e meritua, nuk kemi pse ta bëjmë histori. Kishim momentet tona, mirëpo formacioni nuk ishte i duhuri disa herë. Lëvizëm në hapësirat e gabuara”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë në situata të tilla. Sonte nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Duhet ta fajësojmë vetën për këtë”.

Në Grupin C, Napoli është në vendin e parë me 4 pikë, pastaj Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli me nga 3 pikë, në fund është Crvena Zvezda me 1 pikë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...