Klopp kërkon nga Liverpooli t’ia plotësojë kërkesën Salahut

PUBLIKUAR

500 mijë euro në javë, është kërkesa e Salah për të rinovuar me Redsat.

Do të jetë një sezon i gjatë për Liuverpoolin. Redsat po luftojnë për të mbajtur skuadrën që kanë, por për ta bërë këtë, duhet t’ua plotësojnë kërkesat futbollistëve.

Mohamed Salah dëshiron të qëndrojë dhe të rinovojë me Liverpoolin, por vetëm sipas kushteve të tij.

Ai kërkon 500 mijë euro në javë me kontratën e re, diçka që ka shokuar drejtuesit e klubit.

Sipas mediave në Angli, janë ndërprerë tashmë negociatat për rinovimin e kontratës së Mohamed Salah sepse klubi e sheh si të paarritshme kërkesën e tij.

Megjithatë, “Football Insider” shkruan se Jurgen Klopp ka hyrë në mes dhe është duke i bërë klubit presion për të rinovuar dhe për t’ia plotësuar kërkesën Salahut, pasi sipas tij, ai është zemra e projektit.

Në anën tjetër, Paris Saint Germain është duke monitoruar gjithë situatën, pasi e sheh Salahun si zëvendësuesin ideal të Kylian Mbappe, nëse ky i fundit transferohet në Real Madrid. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...