Klopp: Jam i lumtur me paraqitjen tonë, duhet ta pranojmë humbjen

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij përkundër humbjes së thellë 3:0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre.

Messi me golat e tij të 599-të dhe 600-të në karrierë, si dhe Luis Suarez me një gol ia siguruan Barcelonës një fitore shumë të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Camp Nou, që i jep gjigantit të La Ligës një epërsi tejet komanduese para ndeshjes kthimit pas një jave, raporton Gazeta Express.

Klopp tha pas ndeshjes së skuadra e tij duhet ta pranojë këtë humbje, sepse Barcelona tregoi përvojë më të madhe.

“Kështu e ka futbolli. Më rëndësi është të shënosh gola, dhe ata i shënuan tri e ne asnjë. Paraqitja jonë ishte shumë e mirë, djelmoshat bënë një lojë shumë të mirë”, tha Klopp.

Ai tani dëshiron të përqendrohet në ndeshjen e së shtunës ndaj Newcastle United, në luftë për titull në Premierligë.

“Ta tejkalojmë këtë dhe të shkojmë në Newcastle dhe të mësojmë nga kjo”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...