Klopp i magjishëm në konferencën për shtyp

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, gjatë konferencës për shtyp për ndeshjen e Ligës së Evropës ka thënë se klubi i tij nuk mund të krahasohet me Augsburgun.

Klopp gjithashtu ka thënë se duan fitore, pasi janë të interesuar të fitojë Ligën e Evropës këtë sezon.

“Matip është një lojtar shumë i mire dhe nuk e kam transferuar atë vetëm pse luan në Bundesliga”.

“Liverpool ka vërtete një tradite të madhe në Angli dhe Evropë. Ne njihemi në të gjithë botën, me gjithë respektin që kam për Augsburgun, ata nuk janë aq të popullarizuar. Dua të them se Liverpool dhe Augsburg jane dy histori të ndryshme dhe nuk mund t’i krahasoni ato”.

“Ata janë një ekip kompakt dhe fizik, por ne duam fitore pasi jemi të interesuar të bëjmë mirë në Ligën e Evropës. Do ta kemi të vështirë, pasi ata thonë se kjo është ndeshja më e madhe në historinë e tyre, pra imagjinojeni se sa te përgatitur janë ata”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...