Klopp i kënaqur me skuadrën pavarësisht krizës me lëndime

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp ka dhënë indikacione se ai nuk do të kërkojë askënd gjatë afatit të janarit për të zgjidhur problemet në mbrojtjeje të Liverpoolit.

Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez janë të lënduar, duke lënë Reds me pak opsione për krahun e djathtë të mbrotjes.

Rafael Camacho ka debutuar në Premier Ligë në fitoren 4-2 të Crystal Palace dhe Klopp duket i kënaqur me paraqitjen e 18 vjeçarit.

“Mund të imagjinoj çfarë do të mendojnë njerëzit për këtë situatë por ju duhet të bëni vendime të momentin kur ato vendime tashmë janë në tavolinë”, tha gjermani, transmeton GazetaExpress.

“Kjo është arsyeja pse Clyne nuk është me ne më”.

“Në një moment, ne kemi opsione të mjaftrueshme por tani nuk kemi. Kjo do të jetë edhe në ndeshjen tonë të radhës”.

“Me thuani emrin e një lojtari i cili mund të luaj si mbrojtës i djathtë dhe në pozita të tjera që është më i mirë se lojtari i jonë, Rafa”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...