Klopp i interesuar për Benzeman

PUBLIKUAR

Klopp do ta dëshironte Benzeman në ‘Anfield’. Më 19 dhjetor Benzema do t’i mbushë 34 vjet. Ai është pjesë e Realit që nga viti 2009. Deri më tani ka bërë 578 paraqitje dhe ka shënuar 296 gola.

Sipas “El Nacional”, Liverpooli është duke e monitoruar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Me 19 dhjetor Benzema do t’i mbushë 34 vjet dhe duke parë moshën që ka, Liverpooli po shikon mundësinë për ta marrë atë në verën e vitit 2022.

Benzema është dëshira e madhe e Jurgen Klopp që mendon se me fizkun që ka dhe punën si profesionist i vërtetë, Benzema ka edhe shumë vite para.

Spekulohet se Reali edhe mund të rrezikojë duke e lënë të largohet pasi në verë, ka gjasa të vijë Kylian Mbappe, që luan edhe në pozitën e sulmuesit qendror.

Sido që të jetë, në Madrid e duan shumë Benzeman, sidomos presidenti, Florentino Perez dhe vështirë se do ta lërë të largohet, ashtu siç nuk e la Luka Modricin përkundër moshës.

Benzema është pjesë e Realit që nga viti 2009. Ai deri më tani ka bërë 578 paraqitje dhe ka shënuar 296 gola. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...