Klopp i frikësohet Xherdan Shaqirit

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp si duket ia ka frikën mesfushorit me tipare sulmuese Xherdan Shaqirit.

Trajneri i Liverpoolit e vlerëson lartë lojën e shqiptarit, sidomos pas paraqitjeve të fundit në Ligën Premier.

“Shaqiri është lojtari kyç i Sotkes. Shkaku i pasimeve që është duke i bërë, duhet ta mbulojmë më tepër. Nuk do të lejojmë që një lojtar ta ndjek hap pas hapi, pasi që një me një është i fortë dhe ka zgjidhje të mira”.

“Ai mund të harkojë me të djathtën ndërsa të godas me këmbën e majtë”, ka thënë Klopp gjatë konferencës para takimit me Stoke Cityn në kuadër të Capital One Cup, i cili do të zhvillohet sot me fillim në ora 21:00 në Britania Stadium.

Kujtojmë se trajneri gjerman i The Reds e njeh mirë Shaqirin nga koha kur ky i fundit luante në Bayern Munich, ndërsa Klopp drejtonte Borussia Dortmundin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...