Klopp: Guardiola e di që gara për titull nuk ka mbaruar

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp thotë se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje urimit sarkastik të Pep Guardiolës, i cili e tha me shaka javën e kaluar se Liverpooli tashmë e ka fituar titullin në Premierligë.

Humbja tronditëse e Manchester City 3:2 kundër Norwich javën e kaluar, bëri që Liverpooli të krijojë një epërsi prej pesë pikëve ndaj kampionit në fuqi, duke e nxitur Guardiolës të deklarojë: “Urime Liverpool, ju jeni kampionë!”, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e trajnerit spanjoll iu kundërpërgjigj asaj humbjeje me fitoren në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit në mesjavë, si dhe me një triumf madhështor 8:0 kundër Watford në Premierligë këtë fundjavë.

Prandaj trajneri i të kuqve Klopp nuk mendon se lufta për titull në Premierligë ka mbaruar.

“(Titulli) nuk është fituar tashmë. Pep e di këtë shumë mirë. Prandaj edhe unë e kuptoj – 100 për qind – se ai bëri shaka kur e tha këtë”, tha Klopp.

“Ne i kemi zhvilluar vetëm pesë ndeshje, prandaj shumë gjëra mund të ndodhin. Thjesht nuk mund ta parashikosh të ardhmen kaq larg”, shtoi ai.

Për ta ruajtur epërsinë prej pesë pikëve, skuadra e Kloppit Liverpool duhet ta fitojë derbin e sotëm kundër Chelsea. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...