Klopp: Guardiola duhet të luajë poker

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, bëri shaka se rivali i tij Pep Guardiola duhet të luajë poker, pasi trajneri i Manchester Cityt sugjeroi se ai do t’i pushojë disa lojtarë për ndeshjen e së enjtes kundër Chelseat.

Kampioni në fuqi i Premierligës udhëton në Stamford Bridge, para se të përballet me Newcastle United më pak se 72 orë më vonë në çerekfinale të FA Cup në fundjavë, transmeton Gazeta Express.

Manchester City duhet të fitojë kundër skuadrës së Frank Lampardit për t’i mbajtur gjallë, të paktën matematikisht, shpresat për titull, pasi Liverpooli e fitoi ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Crystal Palace.

Guardiola sugjeroi se ai mund t’i lërë disa nga lojtarët e tij kyç jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Chelseat, ndërsa Klopp bëri shaka se trajneri i Cityt duhet të luajë poker.

“Çfarë? Ai e tha këtë? Pep… ndoshta ai do të duhej të luante poker”, ka thënë Klopp.

“Manchester City – është e pamundur të kem më shumë respekt sesa që kam tani për atë skuadër”.

“Mënyra se si ata luajnë futboll më pëlqen shumë. Ne jemi shumë të ndryshëm, ne duhet të jemi të ndryshëm. Nuk mund të jemi si Manchester City”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...