Unitedi dhe Liverpooli u ndan baras 1:1 pas golave nga Marcus Rashford dhe Adam Lallana në derbin e Premierligës të dielën në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.
Djajtë e kuq luajtën me pesë mbrojtës dhe e mbajtën topin në pronësi vetëm 32 për qind gjatë ndeshjes, si dhe u mbrojtën pothuajse gjatë gjithë kohës pas golit të epërsisë në pjesën e parë.
Lallana e shpëtoi skuadrën e Kloppit nga humbja e parë në ligë këtë sezon me golin e barazimit në minutën e 90+2, megjithatë.
I pyetur për taktikat e kundërshtarit, trajneri gjerman tha se Unitedi gjithmonë ka luajtur futboll mbrojtës sa herë që skuadra e tij e ka vizituar Teatrin e Ëndrrave.
“Stili i Man Unitedit nuk më tërbon. Unë nuk jam personi që duhet të shqetësohet për stilin e tyre”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Ama është fakt se sa herë vijmë këtu, ata vetëm mbrohen. Në rregull është, nuk po kritikoj, po e them një fakt”, shtoi ai. /Gazeta Express/


