Klopp e konfirmon rikthimin e Arthurit në Juventus pas huazimit zhgënjyes te Liverpooli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Arthur Melo do të kthehet në Juventus pas përfundimit të këtij sezoni pasi të përfundojë huazimin e tij te Liverpooli.

Mesfushori brazilian ka regjistruar vetëm një paraqitje për “Të Kuqtë” që nga kalimi i përkohshëm nga Torino në fillim të shtatorit, transmeton Gazeta Express.

Arthur u shfaq për vetëm 13 minuta në ndeshjen e Liverpoolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Napolit, disa ditë pas zyrtarizimit të tij, por që nga atëherë nuk është paraqitur në ekipin e parë.

Marrëveshja e huazimit i kushtoi klubit anglez në një tarifë fillestare prej 4.5 milionë eurosh, plus pjesën e tyre të pagës së tij vjetore prej 5 milionë eurosh, por klubi ka vendosur të mos aktivizojnë opsionin prej 37.5 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

Ndërsa foli për largimin e afërt të Arthurit, Klopp falënderoi atë për profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në “Anfield”.

“Unë do të doja t’i uroj më të mirën Arthurit pasi periudha e tij e huazimit po përfundon”, tha Klopp, duke shtuar: “Profesionalizmi dhe aftësia e tij ishin të qarta për të gjithë ata që punuan me të”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...