Klopp e konfirmon largimin e Milner, mesfushori arrin marrëveshje me klubin tjetër anglez

PUBLIKUAR

James Milner do të largohet nga Liverpooli pas tetë sezoneve të kaluara në “Anfield”.

Megjithatë, mesfushori anglez nuk do të largohet nga Premierliga pasi do të transferohet të Brighton Hove & Albion, shkruan Gazeta Express.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë një marrëveshje mes palëve është arritur.

Milner me “Pulëbardhat” do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Rreth kësaj lëvizjeje është deklaruar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Mund të them se kam pasur biseda vërtet të mira me të. Ai e di se sa lart e vlerësoj, është vendimi i tij. Asnjë nga gjërat pozitive gjatë 7 viteve e gjysmë nuk do të kishte ndodhur pa James Milner”, është shprehur gjermani.

37-vjeçari te Brightoni do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në verë.

Ai pritet të jetë përforcimi i dytë i Brightonit për sezonin e ardhshëm, pasi raportohet se klubi ka siguruar edhe shërbimet e Joao Pedro, sulmuesit të Watfordit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...