Klopp e konfirmon datën e largimit nga Liverpooli

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e ka vendosur të largohet nga Liverpooli sapo t’i mbarojë marrëveshja me klubin në vitin 2024.

Trajneri gjerman synon të qëndrojë në Anfield deri në përfundim të kontratës, e cila i zgjat deri në verën e vitit 2024, dhe pastaj të rikthehet në atdhe, transmeton Gazeta Express.

53-vjeçari nënshkroi marrëveshje të re me të kuqtë në dhjetor të vitit 2019, duke ia kushtuar klubit të ardhmen, dhe vetëm disa muaj më vonë ia fitoi edhe titullin e parë në ligë pas plot 30 vjetëve.

Përveç titullit në Premierligë së fundmi, Klopp e udhëhoqi Liverpoolin edhe drejt fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube sezonin e kaluar.

Sfida me të cilën përballet Klopp tani është ta shtojë këtë sukses në vitet në vazhdim.

“Katër vjet në Liverpool”, tha Klopp i pyetur se sa gjatë e ka ndërmend të qëndrojë në Angli.

E i pyetur nëse e ka për qëllim të rikthehet në Gjermani, trajneri i të kuqve tha: “Patjetër, për të jetuar pasi ta përfundoj karrierën. Më shumë mundësi në Mainz”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...