Jurgen Klopp ka kërkuar nga krerët e Liverpoolit që ta transferojnë Inaki Williamsin.
Trajneri gjerman është fans i sulmuesit të Athletic Bilbaos dhe e dëshiron atë në skuadër.
Spanjolli 21-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 15.2 milionë funtesh, të cilën menaxheri i Redsave është i gatshëm ta paguajë – raporton Tuttomercatoweb.
Mirëpo, për ta transferuar atë, Liverpooli duhet ta mposhtë konkurrencën e Arsenalit.
Ndryshe, Williams mund të luajë në disa pozita në fazën ofensive. /Telegrafi/


