Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dyshohet se është infektuar me Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Chelseat.
Klopp, i cili është në izolim, po përjetonte simptoma të lehta. Ndihmësi i tij Pepijn Lijnders do të marrë përgjegjësinë për udhëtimin në Stamford Bridge.
Liverpool të premten konfirmoi se tre anëtarë të tjerë të stafit kishin rezultuar pozitivë, me Klopp që refuzoi të emëronte treshen pasi ata ishin në pritje të konfirmimeve të testit PCR.
Liverpool nuk ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Chelseat dhe nuk e parashikon ta bëjë këtë në këtë fazë. /Gazeta Express/


