Klopp: “Çmimi nuk ka rëndësi”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka thënë se Alisson Becker nuk do të ndihet nën presion nga çmimi i transferimit të tij, që e ka bërë portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Braziliani është bërë portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke e thyer rekordin e Gianluigi Buffonit i cili e mbajti për 17 vite, transmeton Gazeta Express.“Ka qenë një top portier në shitje, dhe klubi na dha mundësinë që të nënshkruajmë me të”, tha Klopp.

“Pa dyshim, qe një kohë të gjatë ka qenë e qartë që Alisson është një portier i shkëlqyer, por më parë nuk ka pasur ndonjë shans për ta marrë atë. Në këtë vit na erdhi shansi”.

“Ai është një person shumë i qetë. Nuk është çmimi i tij, nuk është çmimi që ne duam ta paguajmë, është vetëm çmimi që e ofron tregu. Kështu është, nuk ka problem me këtë”.

“Tani e kemi një lojtar të mrekullueshëm në skuadrën tonë. Kemi gjithçka që na nevojitet për stinorin e ri, sepse nuk besoj që do të bëjmë më shumë në afatin e transferimeve. Mendoj se kjo është e tëra”. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...