Klinaku në Hagë: Prapa këtyre dyerve duhej të ishin pushtuesit serb

PUBLIKUAR

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka vizituar ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ai ka thënë se në burg e kanë vendin pushtuesit serbë që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

Klinaku ka bërë të ditur se ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin, ndërsa ka thënë se të dielën vizitat do t’i vazhdojë me Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë përball këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shkruar tutje ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...