Kleriku 60 vjeçar martohet me një vajzë 6 vjeçare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Një klerik afgan është arrestuar pasi u martua me një vajzë vetëm 6 – vjeç.

Mohammad Karim, rreth 60 – vjeç u ndalua në provincën e Ghor nga autoritetet në Afganistan. Para zyrtarëve, ai tha se vajzën e mitur ia kishin dhënë vetë prindërit e saj, “si sakrificë fetare”.

Por ndryshe nga versioni i tij, prindërit e vajzës mësohet se janë në gjendje shoku, pasi deklarojnë se 6 – vjeçarja është rrëmbyer.

Vajza nuk flet, por përsërit në mënyrë të vazhdueshme fjalinë “Kam frikë nga ky burrë”, deklaroi Masoom Anwari, kreu i Departamentit për Çështjet e Grave në Ghor.E mitura mësohet se është nën kujdesin e autoriteteve dhe pritet që t’i dorëzohet prindërve të saj, ndërsa kleriku është lënë në burg.

Arrestimi i Karim vjen vetëm pak ditë pasi një vajzë 14 – vjeçare shtatzëzë u dogj për së gjalli në Ghor, një ngjarje që tronditi Afganistanin.

Familja e Zahra tha se adoleshentja u torturua dhe u vra nga njerëzit e bashkëshortit të saj.

Incidenti në fjalë, nxorri në pah problematikën e madhe në vend të martesave të fëmijëve./tvklan.al

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...