KKZ-Lipjan e gatshme për zgjedhjet e 22 tetorit

PUBLIKUAR

Hamzë Kadriu, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor Lipjan, ka thënë se procesi po shkon mirë, momentalisht janë duke sistemuar komisionarët të cilët kanë ardhur nga partitë politike në Lipjan.

“Jemi duke bërë sistemimin e komisioneve të partive politike, ndërsa fushata zgjedhore zyrtarisht fillon me datën 21 tetor, disa subjekte politike i kanë paraqitur tubimet e tyre”, ka thënë Kadriu ndër të tjerash.

I pyetur rreth shtimit të qendrave në këto zgjedhje ai ka thënë se janë shtuar tre qendra të reja.

“Janë tri qendra të reja, kemi krijua një qendër në fshatin Gllogovc, në fshatin Bujari e cila është ndar nga Banulla, si dhe Akllapi”, tha ai për LipjaniNews.

Ai ka pohuar se ta tani është një qasje ndryshe dhe bashkëpunim i mirë, mes stafit dhe shoqërisë civile, i pyetur nëse KKZ në Lipjan është e gatshme edhe për balotazh ai ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodh, KKZ-ja në Lipjan patjetër është e gatshme të organizoj.

Kadriu ka falënderuar stafin, edhe antarët e KKZ-së të emëruar nga subjekteve politike të cilët po tregojnë një bashkëpunim të mirë.

“KKZ-ja në Lipjan është gati për zgjedhjet e 22 tetorit”, tha Hamzë Kadriu për LipjaniNews

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...