KKSB mbanë mbledhjen e radhës, gjendja e sigurisë në Lipjan e qetë dhe stabile

PUBLIKUAR

KKSB mbanë mbledhjen e radhës, gjendja e sigurisë në Lipjan e qetë dhe stabile

Nënkryesimin e nënkryetarit Fauz Xhemajli Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit për muajt e fundit, njofton Komuna e Lipjanit.

Nënkryetari Xhemajli tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit aktualisht është e mirë dhe se duhet angazhim maksimal i të gjithëve që kjo situatë e qetë dhe stabile të vazhdoj edhe më tutje.
Ai po ashtu ka kërkuar nga të pranishmit angazhim në parandalimin e dukurive negative, sepse jo vetëm institucionet, por e gjithë shoqëria duhet të angazhohet për një mjedis sa më të sigurt në komunën tonë, njofton Komuna.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi ka prezantuar një raport të intervenimeve për dy muajt e fundit, ku sipas këtij raporti kanë qenë një seri e intervenimeve në teren, kryesisht në fikjen e zjarreve, dhe të tjera.

Edhe përfaqësues nga Policia thanë së gjendja e sigurisë është e mirë, dhe se tani pasi që ka filluar procesi mësimor, Policia është e angazhuar më shumë për sigurinë në shkolla, ndërsa si shqetësim mbetët përdorimi i narkotikëve kryesisht ngë të rinjët.

Image may contain: 2 people, people sitting, living room and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...