Kjo mund të ju ketë ikur, reagimi i çmendur i Martinezit pas supergolit të Januzajt

PUBLIKUAR

Martinez ka reaguar si i çmendur pas supergolit të Adnan Januzaj

Mesfushori shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, shënoi gol të bukur për Belgjikën në fitoren 1-0 kundër Anglisë, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales si lider i Grupit G me nëntë pikë dhe tani do të përballet me Japoninë.

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, duke mos e menduar “të keqen” që i solli ky gol i Januzaj, pasi ka mundësi që në çerekfinale të përballet me Brazilin, festoi si i çmendur për golin e shqiptarit.

Nëse Belgjika do të kishte përfunduar e dyta, do të ishte përballur me Kolumbinë, ndërsa në çerekfinale do të kishte pasur punë më të lehtë, Zvicra – Suedia është dueli tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...