Meti Bajrami ndër vite ka sjellë një mori produktesh muzikore, e një ndër këngët e tij që ka ndezur shumë është “Djemtë e Diasporës”, këngë që qoj peshë publikun.
Meti rikthehet sërish dhe këtë radhë me “Qikat e Diasporës”, një këngë shumë energjike e me gjasë që do ta nxeh atmosferën për një kohë të gjatë.
Kjo këngë e nxehtë është krijuar nga Nurteel, ndërkaq teksti është shkruar nga Meti dhe Nurteel. Videoklipi është punuar nga Mproduction.
Ndryshe, Meti është ndër këngëtarët më të suportuar nga diskotekat dhe showbizi vendor.


