Kur lajmi për pjesëmarrjen e Kim Kardashian në edicionin e sivjetmë të ‘MTV Video Music Award’ u bë publik, të gjithë e morën me mend paraqitjen ekstravagante të saj.
Mirëpo kësaj here Kim erdhi më e thjeshtë seç u mendua, transmeton ORAinfo.
Edhe pse fustani i saj nuk ishte prej atyre veshjeve ekstra luksoze me të cilat jemi mësuar ta shohim, 35 vjecja përsëri arriti të tërheqë vëmendjen me linjat e saja.
Duke dashur të tregonte trupin e rikthyer në formë pas shtatzënisë, Kim dukej për mrekulli pranë burrit të saj, Kanye West. /ORAinfo/


