Kjo ishte oferta e çmendur që Messi ia refuzoi Manchester Cityt

PUBLIKUAR

Duke parë që Messi nuk e kishte nënshkruar kontratën e re në “Camp Nou”, Manchester City i kishte ofruar yllit argjentinas një shumë marramendëse për të kaluar në “Etihad”.

Manchester City i kishte ofruar Messit një kontratë me pagë 50 milionë euro në vit për të kaluar në “Etihad”, raporton Marca, përcjell Express.

Skuadra angleze i kishte ofruar atij 100 milionë euro vetëm për të nënshkruar kontratën, e cila do të pasonte me një pagë 50 milionë euro në vit.

Megjithatë, Messi nuk e ka pasur asnjëherë për qëllim të largohet nga Barça. Gjiganti spanjoll, i tronditur nga oferta e Cityt, i ofroi Messit pagë marramendëse, duke e bërë kështu lojtarin më të paguar në botë, para Neymarit dhe Ronaldos. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...