Kjo ishte e ditur: Barcelona është në finale (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona ka konfirmuar pjesëmarrjen në finale të Kupës së Mbretit, përkundër barazimit prej 1-1 ndaj Valencias në ndeshjen kthyese gjysmëfinale.

Duke qenë se e kishte siguruar finalen që nga ndeshja e parë (7-0), Luis Enrique u dha pushim lojtarëve kryesorë dhe inkuadroi një njëmbëdhjetësh të përbërë kryesisht nga lojtarë dytësorë.

Ky ishte formacioni startues i katalunasve: Ter Stegen; Bartra, Vermaelen, Mathieu, Adriano; Sergi Roberto, Rakitic, Sergi Samper; Aleix Vidal, Munir, Sandro.

Në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla, skuadra vendase luajti më mirë në gjysmën e parë në të cilën shënoi një gol përmes Alvaro Negredos (39’).

Mirëpo, Blaugranët nuk i lejuan Los Che të gëzoheshin as para tifozëve të vet duke e barazuar rezultatin me anë të Wilfrid Kaptoum (84’).

Në finale Barcelona me gjasë më të madhe do të luajë kundër Sevillas, pasi andaluzianët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 4-0 kundër Celta Vigos. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...