Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se në Stacionin Policor Qendra është dërguar një person i gjinisë femërore e moshës së shtyrë, e cila ka humbur nga shtëpia dhe nuk është në gjendje të tregojë vendbanimin e saj.
Sipas Policisë, e njëjta është hasur në rr.”Bajram Kelmendi” në Prishtinë rreth orës 07:30 dhe që nga ajo kohë ajo vazhdon të jetë në stacionin policor qendra në Prishtinë.
“Policia ka bërë përpjekje për të kuptuar adresën e banimit të saj mirëpo deri tani nuk ka qenë e mundur, andaj ne po ju përcjellim këto fotografi në mënyrë që përmes publikimit të tyre të mundësojmë identifikimin e vendbanimit të palës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Kush posedon informacion lidhur me personin në fjalë le të lajmërohet në stacionin policor qendra në Prishtinë”, shtohet më tej në njoftim. /Telegrafi/
.jpg)


