Kjo është treshja më e mirë në Evropë deri tani këtë sezon

PUBLIKUAR

Duket e pabesueshme por treshja sulmuese shumë e vlerësuar e PSG-së, Edinson Cavani, Nyemar dhe Kylian Mbappe, nuk është treshja më efektive deri më tani këtë sezon në Evropë, madje as më efektivja në Francë.

Marca raporton se treshja e Lyonit, Nabil Fekir, Mariano Diaz dhe Memphis Depay, është më efektivja dhe suksesshmja deri më tani këtë sezon, duke performuar shumë më mirë se rivalët e Paris Saint-Germain, transmeton Express.

Yjet e Lyon kanë shënuar 26 gola mes vete në Ligë 1 deri më tani, dy më shumë se treshja e PSG-së (24).

E treshja e Manchester City, Sergio Aguero, Gabreil Jesus dhe Raheem Sterling, zë vendin e tretë me 22 gola, ndërsa ajo e Juventusit, Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Juan Cuadrado, është e katërta me 21 gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...