Kjo është oferta e Interit për Adnan Januzajn

PUBLIKUAR

Mesfushori 21 vjeçar nuk do të ketë hapësira edhe këtë sezon që po vjen nën urdhrat e Jose Mourinhos pas mbërritjes së Henrik Mkhitaryan.

Januzaj nuk është më një prej lojtarëve që konsiderohet si pjesë e formacionit te United, madje edhe vitin e kaluar ai u huazua te Borussia Dortmund përpara se të rikthehej sërish te rezervat e klubit nga Manchester. Lojtari i përfaqësueses belge bëri shtatë paraqitje me U21 sezonin e kaluar.

Por siç ka raportuar italiania CalcioMerkatoWeb, Inter mund t’i ofronte një zgjidhje Januzajt.

Sipas ueb-faqes italiane Inter ka gati një ofertë për belgun pas vështirësive që po kalon me transferimet e Joao Mario dhe Antonio Candreva.

Klubi italian është gati ta huazojë lojtarin me origjinë shqiptare me të drejtë blerje vitin tjetër prej tetë milionë euro. Kontrata e Januzajt me United skadon në vitin 2018. Deri tani ai ka bërë 50 paraqitje duke shënuar pesë gola me United. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...