Kjo është lista e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Mourinhon

PUBLIKUAR

Jose Mourinho po i numëron ditët në bankën e Chelseat, konfirmojnë mediat angleze.

Humbja nga Liverpooli ishte humbja e gjashtë në këtë stinor dhe blutë janë në vendin e 15 me 11 pikë dhe shtrohet pyetja deri kur Roman Abramovich do të kundrojë në qetësi sesi po fundoset klubi i tij.

Ndërsa lista sipas mediave se kush mund të zëvendësojë Mourinhon është e gjatë. Sipas gazetarëve si kandidat i parë përmendet Pep Guardiola, ndërsa Telegraph ka lakuar disa emra.

Gazetarët shkruajnë se në Chelsea ende mendojnë për Carlu Ancelottin, Guus Hiddink, Diego Simeonen, Avram Grantin, Ronald Koemanin, Antonio Conten, Fabio Capellon, Frank de Boeren, Laurent Blanc, Joachim Low, Didier Deschamps,ndërsa në kombinim është ish-trajneri Liverpoolit Brendan Rodgers sikur dhe kapiteni aktual John Terry, i cili do të merrte skuadrën në fillim të stinorit të ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...